Gjobiten 212 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Në territorin e Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit është konstatuar se gjashtë persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ndërsa janë regjistruar 212 kundërvajtje për masën e mbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja apelon deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që bashkë të kontribuohet në parandalimin e përhapjes së Kovid-19.