Gjoba për 202 shoferë në Shkup, 64 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 masa, nga të cilat 64 sanksione për vozitje të shpejtë, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër sanksione për vozitje të shpejtë dhe ndikimi i alkoolit.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë masa për kalim të semaforit (semafori i kuq), gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.