Gjithsej 727 raste aktive me virus në RMV! Regjistrohen 99 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 99 raste të reja Covid-19, nga 4.284 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 148 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima, ndërkaq me diagnozën Covid-19, sipas regjistrit nga “Termini im” janë regjistruar edhe dy viktima që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 23.03 deri më 30.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.062, numri i të shëruarve është 299.064, numri i të vdekurve është 9.271 dhe numri i rasteve aktive është 727.