Numri i të sëmurëve me koronavirusin në vend po zvogëlohet, ndërsa tek qytetarët ka interesim për vaksinim. Deri tani janë vaksinuar mbi 200.000 qytetarë, prej të cilëve 40.000 janë rivaksinuar, që do të thotë se deri tani në vend janë dhënë 240.000 doza të vaksinave..
Ministri i Shëndetësisë përgatit fushata për vaksinim, në pritje të mbërrijnë doza të reja të vaksinave.
Në fillim të javës së ardhshme sërish pritet edhe tek ne të vendoset pasaportë e gjelbërt për udhëtim. Pasaporta e gjelbërt për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit, do të vlejë edhe për ata të cilët janë vaksinuar në Republikën e Serbisë. Qytetarët gjithçka që duhet të bëjnë është të paraqiten në aplikacionin dhe të dërgohet postë elektronike me të dhënat e tyre, ndërsa kju-ar kodi i certifikatës, që është marrë nga cilido shtet skenohet.
“Kju ar kodi do të gjenerohet dhe do të duket në aplikacion dhe të gjitha kju-ar kodet tjera të destinuara për testime PCR, nga java tjetër. Gjatë fundjavës së ardhshme dhe javës tjetër do të shpërndahen të dhënat teknike përmes sistemit “Termini im” që laboratorët e akredituar duhet t’i lëshojnë si dokumentin e tyre në mënyrë që aplikacioni të ketë një kod, i cili do t’i përmbajë të dhënat për vaksinën ose për secilin test PCR pasues i cili do të bëhet, ndërsa do të gjenerohet me atë që do të futet kodi në aplikacionin”, shpjegoi ministri Filipçe. E rëndësishme është, që përveç dokumenteve në formë të letrës të kemi edhe aplikacion për të cilin edhe po të kërkohet nga qytetarët tanë gjatë udhëtimit në cilindo vend ne të jemi të gatshëm.
Ai potencoi se pasaporta e gjelbërt e Maqedonisë është harmonizuar me kriteret e pasaportës së gjelbërt evropiane, gjegjësisht udhëhiqet sipas kriterit të aplikacionit Komon pas që më gjerësisht është pranuar edhe në aeroportet e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian.
Në 24 orët e fundit të ditës së djeshme në shtet janë regjistruar 46 raste të reja me Kovid-19 prej gjithsej 3.487 testeve të bëra. Si të shëruar janë regjistruar 89 pacientë, numri i të vdekurve arrin 15 persona prej të cilëve katër kanë vdekur në kushte të shtëpisë, ndërsa 11 në kushte spitalore.
Zvogëlohet numri i pranime dhe të hospitalizuarve. Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në mbarë vendin trajtohen 379 pacientë me kovid.
Për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për pacientët me kovid. Kuadri mjekësor tashmë është kthyer në spitalet e tyre, ndërsa në një pjesë të tyre në vijim është pastrimi i përgjithshëm dhe dezinfektimi. Lirohen kapacitetet spitalore, ndërsa autoritetet shëndetësore shfaqin shpresë se nuk do të përballemi me ndonjë valë të re. Thonë se janë të gatshëm dhe e dinë çka dhe si të veprojnë.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 769.471 testime për Kovid-19. Numri i tërësishëm i KOVID të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 154.982, numri i pacientëve të shëruar është 146.721, i të vdekurve është 5.280, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 2.981.