“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni e gatshme për rikthim: Hapat e rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli

Surpriza me 300 dronë që kantautori Flori Mumajesi i bëri Sonit në Ferma VIP ka qenë një nga momentet më të veçanta të spektaklit, duke tërhequr vëmendje të madhe edhe pas transmetimit.

Pas këtij gjesti, këngëtarja është pyetur për emocionet e saj dhe marrëdhënien me Florin, duke folur hapur për rëndësinë që ai ka pasur në karrierën e saj ndër vite.

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskretë dhe jemi privatë e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

 Ferma VIP/YouTube

Ajo tregoi edhe përjetimin emocional gjatë momentit kur qielli u ndriçua nga dronët me dedikime për të, duke e përshkruar si një surprizë të papritur dhe shumë prekëse.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin.

 Ferma VIP/YouTube

Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse mund të ketë një rikthim mes tyre, Soni nuk e përjashtoi mundësinë, duke theksuar se disa hapa të rëndësishëm në një marrëdhënie duhet t’i marrë mashkulli.