Gjithçka nga pushimi luksoz i Don Xhonit dhe modeles ruse

Pas shumë muajsh ‘ngacmime’ virtuale nga distanca, dyshja u bënë bashkë, shkruan lajmi.net.

Të dy së bashku kanë kaluar pushimin në një hotel luksoz në Dubai. Mbrëmë ata kanë darkuar në restorante luksoze dhe kanë shijuar bukuritë e Dubait nën xhirot e një Lamborghini luksoz të cilin nget Don Xhoni.

Modelja ruse pati bërë tatuazh fytyrën e Don Xhonit në trupin e saj.

Ndërkohë Don Xhoni është ndër reperët më të suksesshëm që bëri ‘boom’ me hyrjen e tij në muzikë.

Ai u bë i njohur për publikun me freestyle-t e tij në emisionin Gjoni Black të Meriton Mjekiqit.

Tashmë reperi ka prekur majat e suksesit dhe secila këngë e tij shëndrohet në hitë të padiskutueshëm. Së fundi është paralajmëruar dueti me Butrint Imerin që pritet të thejë rekorde të suksesit./Lajmi.net/