Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit vendor.
Moderatorja së fundi ka nisur të publikojë “Vlog”, teksa tregon pjesë nga përditshmëria e saj.
Në videon e fundit, ajo u shfaq bashkë me bashkëshortin e saj Gjikon, ku iu përgjigjën pyetjeve të njëri-tjetrit.
Në pyetjen e Elitës se çfarë nuk pëlqen tek ajo, reperi përmendi faktin që ajo ndërron temat kur janë duke biseduar.
“Që kërcen prej një teme në tjetrën”, tha Gjiko, i cili shtoi se kjo mund të jetë aftësi e saj si gazetare.