Gjiko bën tatuazh të ri, një dedikim për Zërin dhe Elitën

Për festën e ‘Shën Valentinit’, këngëtari ka bërë një tatuazh.

Gjiko së bashku me Elitën dhe djalin e tyre Zërin kanë vizituar qytetin e bukur të Veronës për festën e ‘Shën Valentinit’, shkruan lajmi.net.

Reperi për këtë festë ka bërë një tatuazh të ri, i cili është një dedikim për familjen e tij.

Gjiko në këmbën e tij ka gdhendur tre figura të animuara për tre anëtarët e familjes “Gjiko, Elita dhe Zëri”.