Gjermania: Rusia po përdor energjinë si armë

Zëvendës kancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck akuzoi Rusinë se po përdor energjinë “si armë”, pas një njoftimi nga qeveria ruse të mërkurën për të vendosur sanksione ndaj 31 kompanive të huaja të energjisë në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore për pushtimin rus të Ukrainës, shkruan CNN.

“Rusia po përdor në një mënyrë apo tjetër energjinë si armë dhe tani kjo po realizohet në disa fusha,” u tha Habeck gazetarëve në një konferencë për shtyp në Berlin. Kjo nuk është hera e parë që Habeck thotë se Rusia po përdor energjinë si “armë”.

Gjermania ka qenë në presionin e vazhdueshëm nga Ukraina dhe vende të tjera në Europë për t’i vendosur embargo naftës ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Të enjten, Habeck tha se Gjermania po fokusohej në ndërtimin e rezervave të gazit për t’u përgatitur për dimrin.