Gjermania planifikon ta rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Gjermania po planifikon të rrisë shpenzimet e veta për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën.

Rreth 12 miliardë euro më shumë shpenzime do të miratohen nga komiteti, me disa nga fondet që do të shkojnë për ndihmën ushtarake për Kievin dhe rimbushjen e stoqeve të pajisjeve, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Nëse miratohet, ushtria gjermane mund të fillojë të shpenzojë fondet këtë vit, me para shtesë të destinuara për vitet e ardhshme.

Ishte e paqartë se si do të ndahej shuma dhe afati kohor i fondit.