Gjermania ndalon punimet në gazjsellësin “Nordstream 2”

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Gjermania i ka ndaluar punimet në gazsjellësin “Nordstream 2” pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Kjo u bë e ditur nga kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, i cili tha është ndaluar certifikimi.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet ta rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Duket shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për ta ndaluar certifikimin e gazsjellësit”.

Gasjellësi kishte rritur varësinë evropiane në energjinë nga Rusia.

Po ashtu ishte edhe një burim i madh grindjesh mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për vite me radhë.

“Nordstream 2” duhet të i nënshtrohet procesit të certifikimit.

Pa përfunduar ky proces tubacioni nuk mund të fillojë të funksionojë.