Visar Ganiu priti Prindon Sadriun

Kryetari i Komunës së Çairiti, Visar Ganiu ka pritur në takim PrindonSadriun, u.d. në Ambasadën e Republikës së Kosovës në RMV.

“Sot me vizitën e tij na nderoi i Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. PrindonSadriu. Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Çairit, zonja SerminePurrini dhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. VloratGashi, theks të veçantë vendosëm në thellimin e bashkëpunimit institucional të Komunës së Çairit me njësi të pushtetit lokal të Republikës e Kosovës. Mysafirët i njoftova se tanimë institucioni ynë ka vendosur marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi me komuna kosovare, kemi realizuar edhe binjakëzime ndërkohë që jemi edhe në koordinim të vazhdueshme dhe kemi filluar realizimin e disa projekteve të përbashkëta me fonde ndërkombëtare”, ka thënë Ganiu.

Sipas Ganiut, kultivimi dhe ruajtja e bashkëpunimit çon drejt mirëqenies, avancimit dhe përvojave të mira shtetërore.

“Gjithashtu vura në dukje se kultivimi dhe ruajta e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve lokale të të dyja vendeve është ajo që mund të çojë drejt mirëqenies, avancimit dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella e me këtë do të ngriten në një shkallë më të lartë edhe raportet shtetërore. Bashkë me mysafirët vlerësuam se takimi ishte tejet premtues dhe hap i madh përpara në hapjen e mundësive për të qenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të të dyja palëve”, është shprehur kryetari i Çairit.