Gjermania i bën presion Serbisë të bëjë më shumë për shtensionim

People work as Kosovo police and U.S. and EU troops stand by after one police officer was killed, another hurt in Kosovo gunfire, in Josevik, Kosovo September 24, 2023. REUTERS/Fatos Bytyci

Gjermania të mërkurën e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të ulur tensionet me fqinjin e tij.

Duke folur për mediat në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane Kathrin Deschauer tha se situata në rajon është “mjaft shqetësuese” në vazhdën e raundit të fundit të dhunës vdekjeprurëse në veri të Kosovës.

“Serbia e ka për obligim që pa mëdyshje të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna. Në përgjithësi, situata është sigurisht e tensionuar. Shenjat e para të reduktimit të trupave serbe janë një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit. Megjithatë, ne duam të theksojmë sërish se tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit”, tha ajo, raporton AA, transmeton Klankosova.tv.

Serbia thuhet se ka filluar të zvogëlojë grumbullimin e saj ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën gjatë ditëve të fundit.

Sipas Deschauer, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock planifikon të udhëtojë në Shqipëri këtë të enjte për bisedime me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Baerbock do të zhvillojë gjithashtu bisedime me homologët e saj kosovarë dhe serbë në margjinat e takimit si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili synon të promovojë afrimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. /Klankosova.tv