Gjermania e acaruar me Bullgarinë: Çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë procesin eurointegrues

Në Forumin e Prespës për Dialog paraqitje ka pasur edhe ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot.

Ai është shprehur i acaruar me Bullgarinë, që për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut pengoi procesin eurointegrues.

“Çështjet bilaterale, siç është çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk duhet të jenë pengesë për procesin eurointegrues dhe kanë të drejtë, i përkrah në tërësi. Më vjen keq thellë që Këshilli i ministrave të BE-së nuk solli vendim për nisjen e negociatave me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vetëm për shkak të qëndrimit të një shteti”, tha Rot, transmeton TV21.

Ka vlerësuar, se Marrëveshja e Prespës e nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembulli më i mirë për rajonin, se si mund të zgjidhen problemet shumëvjeçare.