Formula 1 rikthehet në Hockenheim?

Grand Prix i Gjermanisë ishte zhdukur nga kalendari i këtij sezoni, pasi organizatorët nuk arritën marrëveshje me drejtuesit e F1.

Tan, të dyja palët po diskutojnë mundësinë për rikthimin në pistën historike të Hockenheim, transmeton lajmi.net.

Viteve të fundit, Hockenheim duhet të merrej me numrat në rënie të spektatorëve dhe organizimi i Grand Prix mezi ishte përthekuar në aspektin financiar. Falë mbështetjes së Mercedes, pista arriti të organizonte garën e vitit të kaluar, e cila u fituar nga holandezi Max Vestappen – një garë me shi.

Sezoni i Formula 1 këtë vit nuk ka filluar akoma, si pasojë e pandemisë. Ai planifikohej të fillonte në mars, por tani thuhet se gara e parë do të jetë në Austri, më 5 korrik.

Hockenheim thuhet të jetë në kalendar për datën 26 korrik ose 2 gusht.