Gjermania dhuron pajisje mjekësore në vlerë të mbi 800 mijë eurove për Maqedoninë

Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se ka dhuruar donacion prej 84 makinave për frymëmarrje-respiratorë dhe 100 puls-oksimetërve për Maqedoninë e Veriut , që kapin vlerën e 878.768 mijë eurove.

Ambasada gjermane njoftoi se donacioni është realizuar falë bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve si dhe bashkëpunimit të zyrës së OBSH-së në Shkup.

“Gjithkund në Evropë ballafaqohemi me pandmeinë e koronavirusit, solidariteti evropian është me rëndësi të madhe. Derisa nuk janë të sigurt të gjithë, nuk është i sigurt askush nga ne. Për këtë arsye, Gjermania mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën me korona-pandeminë”, informojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.