Gjeografia shqiptare me frymë Albiniane!

Shkruan: Numan Sallai

Ishte e pritshme që në Shqipëri të ndodh populli. Ndodhi në pamjen më të ndritshme, pas përmbysjes së diktatorit komunist Enver Hoxha. Narrativë e shkëlqyer që e ndjehet në mbarë hapësirën gjeografike shqiptare. Kërkohet dhe protestohet për një Shqipëri të re,kërkohet qeverisje e re, përfaqësuaes të popullit që do të qeverisin në interes të qytetarëve. Zvërneci, mbase është një preteks i arsyeshëm,që të zgjohen shqiptarët madje në gjithë shtrirjen gjeografike. Pra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut dhe në viset tjera shqiptare, për ta kundërshtuar klasën e vjetër politike e cila në tre dekadat e fundin trungut shqiptar në gjeografinë e tërësishme nuk i solli thuajse asnjë dobi qytetare, por vetëm hajni, vjedhje, korrupsion dhe krijoi klasë oligarkësh me kapital të madh,kapital i krijuar nga abuzimi i pronës shoqërore. Në fakt shqiptarët po protestojnë kundër padrejtësisë qytetare,pasigurisë dhe varfërisë dhe migrimit konstantë. Pra, kërkojë status të qëndrueshmën socialë në shoqëri.
Në Shqipëri,mbase si asnjëherë më parë,qytetarët shqiptarë po protestojnë kundër klasës së vjetër dhe si duket u ka bërë përshtpypje politika albiniste që tanimë disa vjet po ushtrohet në Kosovë. Masa e tubuar në sheshin e Tiranës thuajse pë çdo nata e brohorritën emrin e Albin Kurtit,që don të thotë se dakordohet me mënyrën se si ai me ekipin e tij menaxhon pushtetin. Në fakt ai u shërben interesave qytetare, dhe nuk i sundon ata.Preferon socialen ndaj kapitalit. Sepse, para duhet të rregullohet statusi social i qytetarëve,pastaj mund të shihet mundësia e depërtimit të kapitalit. Kjo politikë është bërë joshëse për pjesën më të madhe popullit shqiptar. Politika e tij mbështet në tërë hapisërën shqiptare ngaqë përjetohet si një “kujdes paliativ” që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve,pasi shoqëria është e infektuar nga sëmundja e varfërisë. Vetëm një pjesë e vogël që i takojnë klasës së oligarkëve nuk pajtohen me politikën e Albin Kurtit.
Fryma albiniste po përhapet në mbarë gjeografinë shqiptare,pasi popullata shqiptare gjithandej ka të njëjtin hall.Varfëria,korrupsini,migrimi. Realisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut asnjërehë nuk kanë qenë ndihmuar me hapa serioz drejt ndryshimit të statusit kushtetues. Prandaj edhe popullata shqiptare në Maqedoninë e Veriut me përkrahjen që ia bën politikës së Albin Kurtit,sheh shansin, mundësinë se mund të ndryshojë gjendja, përkatësisht pozita e tyre shoqërore,sistemore e juridike. Klasa politike shqiptare që aktualisht ushtron pushtetin duhet të jetë më këmbëngullëse në përmirësimin e asaj që ka mbetur pa u zgjidhur në tre dekadat e fundit,veçanrisht rreth statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve. Shqiptarët nuk e kanë statusin e merituar në këtë sistem shoqëror dhe politik.Duhet zgjidhje serioze,inisiativë serioze që gjërat të vijnë në vendin e duhur.Nuk mjafton vetëm të tregohen dhe të kritikohen zgjidhjet gjysmake qi ka lënë ish regjimi shqiptarë,por duhet inisiativa të reja që përfundimisht do definojnë pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mjaftojnë zënkat ditore, të stilit ne e bëmë ,ju se bëni…
Ndryshe, ecja në vend do të vazhdojë!