Gjendje e rëndë në Afganistan: Mijëra qytetarë tentojnë të ikin, talebanët thonë se i duan afganët në vend

Një komandant taliban deklaroi se ai kaloi tetë vite në Guantanamo Bay në një fjalim triumfues brenda Pallatit Presidencial në Kabul ku militantët shpallën shtetin islamik të Afganistanit, pasi presidenti vendit bashkë me mijëra shtetas afganë u përfshi në një eksod masiv, shkruan dailymail, përcjell Bota sot.

Luftëtarët talibanë marshuan pallatin të dielën dhe kërkuan një transferim paqësor të pushtetit, derisa kryeqyteti ra në kaos me disa helikopterë amerikanë që evakuan diplomatët nga ambasadat në disa skena që jehonin sikur nga Rënia e Saigonit në vitin 1975 që pasoi me Luftën e Vietnamit.
ADVERTISING

Kishte skena kaotike në aeroporti e Kabulit ku mijëra afganë të dëshpërurar bënin përpjekje për të ikur nga vendi. Luftimet dhe vulat shpërthyen mes udhëtarëve përpara fluturimeve të tyre dhe vetëm aeroplanët ushtarakë u larguan nga terminalet të cilët po ruhen nga trupat amerikanë.

Kanali i lajmeve Al Jazeera ka transmetuar direkt konferencën për shtyp brenda pallatit, që tregonte një grup luftëtarësh talebanë të ulur në tryezën e Presidentit.

Ishte themeluar nga George Bush në vitin 2002, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të mbajtur të hapur qendrën e hapur në vitin 2018, ndërsa në shkurt administrata e Biden u zotua të mbyllte Guantanamon.

“Ne i sigurojmë të gjithë që do të ketë siguri për qytetarët dhe misionet diplomatike. Ne jemi gati të kemi një dialog me të gjitha figurat afgane dhe ju garantojmë atyre mbrojtjen e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi Mohammad Naeem në Katar.

“Ne lëvizim me përgjegjësi në çdo hap dhe sigurohemi që të kemi paqe me të gjithë … Ne jemi gati të merremi me shqetësimet e bashkësinë ndërkombëtare përmes dialogut ‘.

Zëdhënësi i talebanëv Suhail Shaheen u zotua se nuk do të ketë hakmarrje kundër atyre që punuan me qeverinë e mëparshme afgane, por refuzoi të garantojë që afganët të lejohen të ikin.

“Politika jonë është që askush të mos largohet nga vendi”, tha ai për BBC. “Ne kemi nevojë që të gjithë afganët të qëndrojnë”.

Presidenti afgan i mbështetur nga SHBA, Ashraf Ghani u largua nga vendi për në Taxhikistan, duke ia dhënë pushtetin talebanëve dhe duke i dhënë fund okupimit perëndimor 20 vjecar të Afganistanit, ndërsa mijëra shtetas afganë nxituan drejt kufirit me Pakistann në përpjekje për t’i shpëtuar sundimit islamik.

Ghani përmes një postimi në Facebok tha se iku nga Afganistani për të parandaluar një përmbytje gjaku duke pretenduar se qyteti i Kabulit do të shkatërrohej nëse ai do të kishte mbetur. Nuk bëri me dije vendndodhej e tij aktuale./Bota sot