Gjendje alarmante në fshatrat e Sarajit, tymi i mbeturinave po helmon banorët (VIDEO)

Banorët e Svillarës së Poshtme kanë dërguar një incizim deri në redaksinë tonë që tregon tymin që po përhapet nga deponia mbi fshat. “Kjo është deponia ku 10 vitet e fundit hidhen të gjitha mbeturinat që i grumbullon ndërmarrja komunale dhe pastaj i djegin. Kjo më nuk durohet, do organizojmë protesta”, paralajmërojnë banorët. Tymi nga deponia thonë se përhapet edhe në fshatrat tjera të afërta të kësaj komune.