Për shkak të erës së kanalizimit në Çair, tubimi i BDI-së nuk mbahet te “Sheshi Skenderbeu”, por në “Plloshtad Makedonija”?! (Foto)

Në sheshin e Shkupit “Plloshtad Makedonija” po mbahet tubimi parazgjedhor i BDI-së. Disa burime partiake kanë thënë se tubimi ka qenë i paraparë fillimisht te Sheshi Skenderbeu, por për shkak të erës së keqe nga kanalizimi është spostuar në “Plloshtad Makedonija”. Zyrtarisht në BDI thonë se prej në fillim tubimi i sotëm ka qenë i paraparë te Plloshtad Makedonija dhe këtë mendim e ndajmë edhe ne. Por burime partiake kanë thënë se aroma e keqe që ndihet në komunën Çair është pasojë e kanalizimit që doli para disa ditëve rrugëve të komunës pas reshjeve të shiut. Fillimisht pjesëmarrësit e tubimit janë mbledhur te Sheshi Skënderbeu, e pastaj janë transferuar në sheshin “Plloshtad Makedonija.