Gjendja me Covid në Gostivar është stabile, spitali modular nuk do të mbyllet pa leje të Ministrisë

Bie numri i të hospitalizuarve në spitalin e Gostivarit.

Gjatë ditës së sotme ekipi Televizionit 21 ishte atje, ku mjeku Ratko Naumoski tha se në repartin e sëmundjeve infektive ka 14 pacientë dhe tre janë në spitalin modular.

“Në repartin infektiv sot janë 14 pacientë nga të cilët pesë janë me terapi oksigjeni. Në spitalin modular janë tre pacientë që për momentin nuk janë në terapi oksigjeni dhe janë me pasqyrë klinike të lehet,”, tha Ratko Naumoski – infektolog në Spitalin e Gostivarit.

Sipas Naumovskit deri sa nuk ka një urdhër nga ana e ministrisë së Shëndetësisë spitali modular nuk do të mbyllet. Pas rastit tragjik në Tetovë, në këtë spital pacientët nuk kanë pasur ndonjë shqetësim se mund tu ndodhë diçka.

“Tani për tani nuk planifikojmë ta mbyllim spitalin modular deri sa nuk na thuhet nga ana e ministrisë së Shëndetësisë se spitalet modulare në nivel republikan do të duhet të mbyllen. Dhe pas ngjarjeve në Tetovë nuk kemi vërejtur se pacientët janë të shqetësuar, ose të jenë më të nervozuar ose më të shqetësuar dhe janë sjellë ashtu siç janë sjell edhe më parë”, tha infektologu Ratko Naumoski.

Numrat kanë filluar që të bien edhe në spitalin klinik të Tetovës. Për momentin në spitalin e Tetovë ka 28 pacientë që janë me Covid-19 nga të cilët 28 janë me terapi të oksigjenit. Ndërsa edhe në klinikë numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë është 29.