Mickoski kërkon takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme ka theksuar se është i nevojshëm një takim i liderëve që të diskutohet për gjendjen aktuale politike, shëndetësore dhe atë ekonomike.

“Edhe njëherë po ri-aktualizoj nevojën për një takim liderësh. Takim liderësh ku do të bisedojmë për gjendjen aktuale politike, shëndetësore, arsimore, ekonomike në vendin tonë. Menjëherë takim liderësh që të mund bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.