Gjendet trupi i pajetë i një 27-vjeçari në lumin Bregallnica, ishte raportuar si person i humbur

Më datë 10.08.2023 në ora 18.13 në fshatin Istibanjë, në zonën e Vinicës, në lumin Bregalnica, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit J.G. (27), person i cili ishte raportuar edhe më herët si person i humbur nga familjarët. Trupi i pajetë është nxjerrë nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Vinicës, ndërsa një mjek nga Spitali i Vinicës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të personit në fjalë. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.