Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari nga Kosova në një hotel në Ohër

MPB njofton se më 22.05.2022 në një hotel të Ohrit është gjetur një person i vdekur pa shenja dhune.

“Më 22.05.2022 në SPB Ohër është raportuar se rreth orës 09:00 në një dhomë të hotelit në Ohër është gjetur një person i vdekur pa shenja dhune.

Nga kontrolli është konstatuar se R.T. (64) është nga Mitrovica e Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i emergjencës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, njoftojnë nga MPB.