Gjendet një predhë e pashpërthyer

Një banor i Rosomanit ka gjetur një predhë artilerie të pashpërthyer dje në fushën e tij, derisa ka qenë duke i kryer punët bujqësore, informojnë nga SPB Veles.

Rastin me mjetin e pashpërthyer e ka denoncuar në SPB Kavadar. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kavadar dhe DMSH. Predha është marrë dhe dorëzuar në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.