Gjendet e vdekur 8 vjeçarja e mbytur te Banjat e Dibrës

Një vajzë 8 vjeçare është gjetur e mbytur në pishinë te Banjat e Dibrës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

“Mbrëmë rreth orës 20:00, në Departamentin e policisë në Dibër është paraqitur se te Banjat e Dibrës është një person i mbytur. Nga këqyerja e vendit të ngjarjes është konstatuars e bëhet fjalë nga një e mitur nga Gostivar dhe pas kontrollit mjekësor nuk janë konstatuar shenja dhune”, tha Dimovski.

Trupi i pajetë, sipas policisë, është dërguar te familja.

Drejtori i spitalit, Baki Alili tha se bëhet fjalë për një vajzë 8 vjeçare që është dërguar në spital pa shenja jete.