Gjenden mjete piroteknike në Bit Pazar në Shkup, arrestohet një person

Sot (16.12.2023) rreth orës 14:00 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë të stacionit policor të Bit Pazarit kanë privuar nga liria M.R.(33) nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

“Gjatë kontrollit të stallës së tij të improvizuar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe e lëndëve të ndryshme piroteknike. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup do të bëjë kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e MBP-së.