Gjatësia e autostradave në Kinë renditet në vendin e parë të botës

Ministri kinez i Transportit Li Xiaopeng u shpreh në një konferencë shtypi  se deri në vitin 2020, gjatësia e autostradave në funksionim në Kinë arriti në 161 mijë kilometra, duke qëndruar në vendin e parë në botë.
Deri tani, rrjeti gjithëpërfshirës i transportit në Kinë, duke përfshirë transportin hekurudhor, transportin rrugor, transportin ujor dhe atë ajror, është përmirësuar dita-ditës.

Sipas të dhënave statistikore, deri në fund të vitit 2020, gjatësia e hekurudhave në funksionim në Kinë arriti në 146 mijë kilometra, ndër të cilat 38 mijë kilometra janë hekurudha të shpejtësisë së lartë. Gjatësia e përgjithshme e autostradave në Kinë arriti në 5 milionë e 198.1 mijë kilometra, ndër të cilat 161 mijë kilometra autostrada me shpejtësi të lartë, duke zënë vendin e parë në botë.
Mbështetja e transportit për zhvillimin ekonomik e shoqëror u përmirësua në mënyrë të dukshme. Në vitin 2020, tetë ndër dhjetë portet kryesore globale për hyrje-daljen e mallrave ndodheshin në Kinë. Flota detare kineze është e dyta në botë. 95 % e mallrave të tregtisë së jashtme të Kinës transportohen në rrugë detare. Liu Xiaopeng u shpreh:
“Trenat me shpejtësi të lartë kryejnë 70 % të punës së transportimit të udhëtarëve, ndërsa fluturimet e rregullta të aviacionit civil kanë zënë mbi 80 % të vëllimit të përgjithshëm të fluturimeve për tre vjet me radhë. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, mallrat e transportuara nëpërmjet hekurudhës u shtuan nga 7.6 % në 9.8%, ndërsa nëpërmjet transportit ujor nga 14.5% në 16.4%. Edhe zhvillimi i modeleve të reja të biznesit është forcuar. Rezervimi i taksive nëpërmjet internetit mbulon mbi 300 qytete kineze, dhe janë realizuar mesatarisht mbi 20 milionë rezervime të tilla në ditë,” tha Li Xiaopeng.

Ai u shpreh gjithashtu se, sipas planit përkatës, deri në mes të këtij shekulli, Kina do të bëhet një vend i fuqshëm i transportit të gjithanshëm.

Tibeti ka rezervatin më të lartë kombëtar natyror në botë, dhe sipërfaqja e ligatinave në Tibet renditet në vendin e dytë në Kinë. Vitet e fundit, Tibeti ka përmirësuar vazhdimisht aftësinë e mbrojtjes së burimve ligatinore dhe ka eksploruar në mënyrë aktive krijimin e mekanizmit afatgjatë të mbrojtjes ekologjike të ligatinave. Mbrojtja dhe restaurimi ekologjik i ligatinave ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

VIDEO