Gjatë fundjavës mot me diell, por me mëngjese të ftohta

Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell, por me temperatura të ulëta të mëngjesit. Nga e hëna sërish pritet rritje e vranësirave, ndërsa nga e marta edhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Temperaturat ditore do të jenë në rritje.
Nesër temperaturat minimale do të ulen deri -10, ndërsa gjatë ditës temperatura do të arrijë maksimum nëntë gradë Celsius. Mëngjes të ftohtë do të ketë edhe të dielën kur pritet temperatura të ulet deri -12 gradë Celsois., ndërsa ajo maksimale do të rritet deri 12 gradë Celsius. Nga e hëna edhe temperaturat e mëngjesit edhe ato ditore do të jenë në rritje.