Gashi: Alternativa është autonome në vendimet e saj, nuk ka ndërhyrje nga jashtë

Kryetari i Alternativës, Afrim GAshi në një intervist për një media në gjuhën maqedonase tha se partia që ai e udhëheqë është autonome në vendimet që i merr. Këmbënguli që në vendimet e partisë nuk kanë gisht ose nuk ndërhynë askush nga jasht, përcjell INA.

“Ne jemi në politikë për t’u shërbyer qytetarëve. Atë që e flasim duhet t’i qëndrojmë parimorë dhe të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha Gashi.
Sipas tij, “Alternativa është parti politike autonome dhe autoktone, e cila vendimet e saj i merr në organet partiake dhe jo me ndërhyrje nga jashtë. Nëse dikush ndërhyn në vendimet tona, unë nuk merrem me politikë”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në emisionin “Shto ne e jasno”në Alfa TV.