Gjatë ditës së sotme u raportua se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka kryer bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë. U tha po ashtu se në këtë aksion u morën edhe gjësende personale si: Fotografi, libra, edhe telefon. Por, ky mision sqaron se nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjeve dhe konfiskimit. “Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në reagim.

Gruaja e Vig Poppas, Ena, feston ditëlindjen e saj të 30-të.

Reperi i ka bërë një dedikim në rrjetet sociale duke e uruar për këtë datë të rëndësishme.

“Urime ditëlindjen syrit tim që po i bën 30. Nëna e fëmijëve të mi, dashuria e jetës time… Të dua pafund”, shkruan në urimin e reperit.

 

Publikimin e ka shoqëruar me fotografi të bashkëshortes, të çiftit dhe të fëmijëve të tyre.

Ndryshe, ka vite që Vig Poppa është më i tërhequr nga skena muzikore, porse kohë pas kohe sjell materiale të reja për fansat e tij.