Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 22 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Nëpunës policorë gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e shtetit kanë privuar nga liria 22 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, 13 nga të cilët katër në Shkup, katër në Manastir, dy në Vinicë dhe nga një në Kumanovë, Kavadar dhe Tetovë, drejtonin automjetin pa poseduar patentë shoferi, ndërsa njëri prej tyre drejtonte automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit. Më tej, nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjetin nga dy persona në Shkup dhe në Kriva Pallankë, si dhe nga një në Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë dhe një person nga Shkupi ka drejtuar automjet të paregjistruar.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komuniakcion t’i respektojnë rergullat e komunikacionit, të mos e drejtojnë automjetin pa patent shofer apo nëse kanë masë të shqiptuar për ndalesë të drejtimit apo nëse janë nën ndikim të alkoolit dhe të gjithë bashkarisht të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt”, theksojnë nga MPB.