Gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në qytezën jugperëndimore gjermane Rot am See.
Policia vendase thotë se një i dyshuar është arrestuar, në një godinë pranë një stacioni hekurudhor. Policia në shtetin Baden-Württemberg tha se nga informacionet paraprake mes autorit të dyshuar dhe viktimave kishte njohje, ndërsa “Bild” raportoi se të gjithë personat që kishin humbur jetën ishin pjesëtarë të së njëjtës familjeje.
Nuk ka ende të dhëna të tjera nëse në ngjarje ka qenë, apo jo, i përfshirë ndonjë person tjetër.