Gjasat që të bie Qeveria e Zaevit janë zero!

Nga Bekim Qoku

Një qeveri bie zakonisht si rezultat

– i një presioni moral, pra kur qeveria ka një moral të lartë;

– i një presioni të brendshëm të partisë/koalicionit, pra kur humbet kohezionin;

– i një presioni të jashtëm, nga protestat popullore ose nëse detyrohet nga ndonjë faktor i fuqishëm ndërkombëtar;

– i një gjykimi apo llogaritjeje se, nëse do shkonin në zgjedhje të parakohshme, partia/koalicioni në pushtet do të riafirmonte edhe më fuqishëm pozicionin e tyre.

Kjo qeveri e Zaevit, disi edhe e Aliut, nuk vuan nga asnjë nga arsyet dhe presionet e sipërpërmendur. Andaj, gjasat që ajo të bie janë baras me zero.

*postim në facebook