Gjakova e UÇK-së! Epopeja e Çabratit -7 Maj 1999

(21 Vjet nga Beteja e vetme në mbrendi të qytetit ne Gjakovës,
Brigada 137 Gjakova e UÇK-ës – Epopeja e Çabratit 7 Maj 1999)

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 mars 1999, Zona Operative e Dukagjinit u njoftua për krimet dhe masakrat që ushtronin forcat serbe mbi popullatën civile në Gjakovë. Më 25 mars 1999, nga djemtë dhe vajzat e qytetit të Gjakovës të radhitur në ZOD, Komandantit të ZOD-it i parashtrohet kërkesa për hyrjen e tyre në qytetin e Gjakovës.
Me datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandanti i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA”, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues. Me datë 29 mars 1999 Brigada 137 Gjakova nën Komanden e Komandant Agron Kryeziut, me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë hyjnë në qytetin e Gjakovës. Kjo Brigadë e ndarë në 4 grupe, morën qëndrim që të vendosen në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit të Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës vendoset në lagjet e Çabratit dhe një grup vendoset në bllokun e ri.
Marrja nën kontroll të këtyre pjesëve të territorit nga pjesëtarët e Brigadës 137 “GJAKOVA” e UÇK-ës, në kohën kur lëvizjet më të vogla jo vetëm të njësiteve ushtarake, por edhe të individëve civilë nga forcat serbe rrezikoheshin të goditeshin për vdekje, ku do të jetë veprim i rëndësishëm ushtarak, prej të cilit UÇK-ja do të krijojë epërsi morale, ndërsa te forcat serbe do të shkaktojë hutesë dhe shkurajim. Hyrja e Brigadës 137 “Gjakova” në qytet do të ishte me dy qëllime: i pari human – që të mbrohet popullata civile nga masakrat që ushtronin forcat serbe; dhe qëllimi tjetër ishte për krijimin e përparësisë ushtarake brenda zonës që armiku e konsideronte plotësisht të kontrollueshme nga forcat e veta e ky do të jetë rasti i vetëm që, gjatë luftës së UÇK-ës, në brendësi të zonës urbane të kontrolluar nga armiku.
Vetëm në dy ditët e para pas hyrjes në qytet, Brigada 137 “GJAKOVA” kjo Brigadë vazhdonte të rritej në numër dita ditës. Ballafaqimi i parë me forcat serbe do të bëhet me 11 prill 1999 në Rrugën e Mullirit, ku bëhet një luftë e rreptë mes paramilitarë serb e disa të tjerë dhe ushtarëve të kësaj Brigade.
Me 7 maj 1999 sulmohen Njësitet dhe shtabi i Brigadës 137 Gjakova në Çabrat. Një plani i përgatitur nga forcat serbe, kishte hasur në përgjigjen e shpejtë të njësiteve të Brigadës. Pas 12 orësh luftimesh, rreth orës 19, forcat serbe largohen nga kjo betejë. Luftimet vazhduan dhe me 8,9 dhe 10 Maj. Në këto ditë, nga radhët e Brigadës 137 Gjakova, ranë heroikishte 24 dëshmorë, ndërsa u plagosën 7 ushtarë .
Pas transferimit të plagosurve në Lugun e Carragojës, luftëtarët e Brigadës të udhëhequr nga komandanti Avdullah Babalija, pasi Kom. Agron Kryeziu plagoset rëndë, vazhdonin ta kishin në mbikëqyrje popullatën e Gjakovës, ku forcat paramilitare ,ushtarake e policore serbe ishin dobësuar tej mase. Kjo Brigadë të stacionuar në lugun e Çarragojes vazhdonte të kishte në mbikqyrje situaten vazhdimishtë në qytetin e Gjakovës, pasi ende kishte luftëtarë që qëndronin mbrenda në qytet.
Me 13 qershor 1999 në orët e vona një pjesë e stafit komandues nën udhëheqjen e Kom. Avdullah Babalia hyjnë në qytet, pasi egërsirat serbe me të ikur nuk e kishin kontrollen e urrejtjes ndaj qytetarëve të këtij qyteti. Historikishtë kjo Brigadë do mbetët Brigada e vetme në Kosovë, që zhvilloj luftën e saj mbrenda qytetit të Gjakovës.

Brigada 137 Gjakova e UÇK-së
7 Maj 2020