‘Gjak, djersë e lot’, Bebe Rexha kujton fillimin e rrugëtimit

Por fillet e karrierës së saj nuk kanë qenë të lehta, këngëtarja si një emigrante në Shtetet e Bashkuara ka hasur në vështirësi të merr këmbët në profesionin e saj, por sot gëzon reputacionin e një prej më të mirave.

Bebe me anë të një postimi të bërë në Instagram ka kujtuar fillimin e këtij rrugëtimi dhe thotë se do ta bënte përsëri këtë rrugë me dashurinë që fansat i dhanë.

“(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”, shkroi këngëtarja.