Giorgio Chiellini foli pas humbjes në minutën e fundit në kuadër të play-offit, ndaj Maqedonisë së Veriut.
Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës, Katar, 2022, pas disfatës 0:1 në minutën e fundit të ndeshjes nga Maqedonia e Veriut.
Në lidhje me humbjen në momentet e fundit foli edhe Giorgio Chiellini, i cili tha:
“Është e vështirë të shpjegohet, mendoj se ne përsëri patëm një lojë të mirë thjeshtë nuk shënuam gol”.
Ai u shpreh krenar me shokët e skuadrës dhe tha se do rikthehen.
“Ne bëmë gabime nga shtatori e deri më tani dhe i kemi paguar. Jam krenar për shokët e skuadrës dhe këtë grup, është e qartë së jemi të shqetësuar, duhet te rifillojmë”, vazhdoi ai, përcjell lajmi.net.
Italianët nuk arritën as me anë të play-offit të kërkojnë një vend në Kupën e Botës.