Erdogan: Pozicioni i Turqisë për marrjen e S-400 ruse nuk ndryshon

Pozicioni i Turqisë për blerjen e sistemeve raketore ruse të mbrojtjes S-400 është i pandryshuar dhe çështja është një “marrëveshje e përfunduar”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan. Ai tha po ashtu se bisedimet me Washingtonin për avionët dhe pajisjet e reja F-16 po shkonin mirë.

SHBA vendosi sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes të Turqisë anëtare të NATO-s në dhjetor 2020 mbi S-400 dhe e përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35, ku ishte prodhues dhe blerës. Ankaraja thotë se lëvizjet janë të padrejta.

Sipas Haberturk, Erdogan u tha gazetarëve gjatë kthimit nga samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s në Bruksel se shpresonte që bisedimet pozitive për blerjen e avionëve të rinj F-16 nga Washingtoni do të jepnin së shpejti rezultate.

Erdogan po ashtu hodhi poshtë raportimet se zyrtarët amerikanë jo zyrtarisht kishin folur me Turqinë për mundësinë e dërgimit të sistemeve S-400 në Ukrainë, duke thënë se një vbeprim i tillë do të çonte në përkeqësim të situatës.

Erdogan tha po ashtu se kishte diskutuar mundësinë e blerjes së sistemeve të mbrojtjes raketore SAMP-T nga konsorciumi franko-italian Eurosam me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi./tvklan.al