Gimenez mungon ndaj Manchester City

Qendërmbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez, mungon në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj, Manchester City.

Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Deportivo Alaves, Gimenez do të mungojë për ndeshjen kundër Manchester City.

Këtë e ka konfirmuar Atletico Madridi, pasi kanë publikuar listën e lojtarëve të ftuar, në mesin e tyre nuk gjendje uruguaiani.

Gimenez, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rikthimit ndaj ‘Citizens’.

Ndeshja e parë çerekfinale në mes Atletico Madrid dhe Manchester City zhvillohet nesër në ‘Etihad Stadium’, në orën 21:00, ndërsa ndeshja e dytë më 13 prill, në ‘Wanda Metropolitano’ me fillim nga ora 21:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e cila zhvillohet në Mançester.