Gëzimi i Kosovës nuk zgjat shumë, Maqedonia shënon sërish

Maqedonia e ka ndëshkuar sërish Kosovën në “Tose Proeski Arena”.

Katër minuta pasi Florent Hadërgjonaj shënoi një gol të bukur për 1-1, në minutën e 33’, Darko Velkovski i ka shokuar Dardanët.

Ai shënoi për 2-1 pas një goditje të bukur me kokë, raporton Gazeta Express.