Getinjo: Suksesin e arrita kur bota ishte normale dhe njerëzit kishin fytyrë

Mes rep artistëve më të drejtpërdrejtë me publikun, padyshim se është Getinjo, i cili nuk heziton të shprehë mendimet e tij mbi çështjet e caktuara përmes mediave sociale.

Kësisoj, së fundmi yll i hitit “Real” ka thënë se në periudhën që lamë pas nuk ka qenë shumë i fokusuar në muzikë, por se do të rikthehet “fuqishëm”, teksa ka shtuar se suksesin e kishte korrur kur “bota kishte qenë normale dhe njerëzit kanë pasur fytyrë”.

“Unë jam i kënaqur me muzikën që e bëj, jam i kënaqur me dëgjuesit që i kam për momentin, unë kam qenë super i suksesshëm kur bota ka qenë në rregull dhe muzika ka qenë e mirë. Kur njerëzit kanë qenë më normalë dhe kanë pasur më shumë fytyrë”, ka shkruar Getinjo në një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, njofton Klankosova.tv.

“Unë kam arritë atë që kam dashur në jetë, jam bërë njeri. Edhe nuk po punoj shumë se nuk dua të shkoj dëm mundi sepse nuk është koha. Do të kthehem fuqishëm, e di unë kur”, ka shtuar ai.