Getinjo në studio për të ‘gatuar’ projektin e ri

Getinjo po punon për këngët e reja.

Getinjo ka nisur punën për projektet e reja, të cilat fansat e tij i presin me padurim, shkruan lajmi.net.

Reperi, së fundi ka publikuar fotografi nga studio muzikore, ku po punonte bashkë me producentin Rzon.

“Sezona e incizimeve  📝 @rzonmusic Kuzhina !“, ka shkruar ai në një fotografi të shkrepur nga studio.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Getinjo është “El Chapo”, duet ky me Mozzikun.