Gerrard dëshiron transferimin e Suarezit dhe Kessiet te Aston Villa

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard po vazhdon përpjekjet e tij ambicioze për përforcime të mëdha në klubin anglez që ai drejton.

Gerrard dëshiron të përmirësojë në mënyrë drastike skuadrën gjatë verës.

Pas disa transferimeve të janarit, të cilat kanë rritur nivelin e skuadrës, Gerrard ka tashmë objektiva tjera për afatin e ardhshëm kalimtar.

Sipas mediumit britanik The Express, Gerrard po kërkon transferimin e mesfushorit i Franck Kessie dhe sulmuesit Luis Suarez.

Suarez është një ish-bashkëlojtar i Gerrardit në Liverpool, ndërsa Kessiet i skadon kontrata me Milanim në verë.

Megjithatë, transferimi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë do të jetë i vështirë, pasi Barcelona shihet favorite, ndërsa për Suerez do të jetë më lehë.

Gerrard në dimër siguroi lojtarë si Lucas Digne, Philippe Coutinho dhe Robin Olsen në huazim dhe Calum Chambers.