Gerard Pique duket se ka mashtruar tifozët për rikthimin e tij në futboll

Pak ditë më parë, Gerard Pique njoftoi se po i rikthehet futbollit si trajner.

Legjenda e Barcelonës më në fund ka dhënë më shumë detaje mbi këtë çështje – dhe kjo nuk është ajo që prisnim.

“OK të thashë se do të kthehesha… Kapitulli im i radhës: Po i bashkohem Sorare Rivals si Drejtor i Përgjithshëm!”.

“Më sfido kokë më kokë për ndeshjen tënde të parë dhe shpërblehu për pasionin tënd”, ka thënë 36-vjeçari.

Sorare është një videolojë ku njerëzit mbledhin dhe tregtojnë me lojtarë.

Pique do të jetë thjesht një nga ‘trajnerët’ atje. Ai është gjithashtu Këshilltar Strategjik në projekt. /Telegrafi/