Genta Ismajli shpërblehet me çmim në Turqi

Genta ka fituar një çmim në Turqi.

Genta Ismajli së fundi ka njoftuar për bashkëpunimin me reperin turk, Eypio, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se është shpërblyer me çmim në evnetin “Altın Kanat Ödülleri”.

Në këtë event, ajo rrëmbeu çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, pikërisht për bashkëpunimin me Eypio.

Genta kishte zgjedhur që në këtë ceremoni të vishej me një fustan elegant dhe transparent, duke vënë në pah linjat trupore.

Sa i përket jetës private, Genta Ismajli ka pak kohë që ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin Huseyin Usta.