Vdes në rrethana të dyshimta shtetasi i Turqisë në Pejë, gjendet në banesën e tij

Në rrethana të dyshimta ka vdekur një person dje në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima i përkiste komunitetit turk, shkruan lajmi.net.

Ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion teksa rasti vazhdon të hetohet.