Gendet i vdekur një 48-vjeçar në një banesë në Kumanovë

​Një dyzet e tetë vjeçar nga Kumanova është gjetur dje pa shenja jete në një banesë në rrugën “Done Bozhinov”.

​Më datë 22.05.2026, në ora 09:22 në SPB Kumanovë është raportuar se në një banesë në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë është gjetur i vdekur N.D. (48) nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

​Siç shtohet më tej, mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.