Genci uron Enin për përvjetor: E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë

3 prilli, në kalendarin e Gencit dhe Enit është data që i bëri bashkë dyshen dhe të cilën datë nuk do ta harrojnë asnjëherë.

Genci ka publikuar një fotografi bashkë me partneren, të cilën e uron për përvjetor dhe tregon se ku planifikonin të festonin.

“E planifikuam ne Malte perfunduam ne karantine. Jeta ndonjehere hedh mbi ne dallge  stuhi, vecse per te na forcuar me shume. Urime diten e trete te prillit. Diten qe na beri bashke”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Eni dhe Genci kanë edhe disa projekte bashkë, të cilat u pritën shumë mirë nga fansat e tyre.