Genc Prelvukaj zbulon detajet e këngës së re

Genc Prelvukaj përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shumë shpejt lansohet kënga e tij e re.

Titulli i këtij projekti është “Eksorta”, ndërsa do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip, madje solli edhe pamje nga prapaskenat.

Ai bëri të ditur se kjo këngë do të publikohet brenda javës, ndërsa më shumë detaje nuk preferoi t’i bëjë të ditura.

Për ndryshe, “Shpirtin e zi” titullohet kënga e fundit nga Genc Prelvukaj, e cila u prit mirë në publik.