Genc Prelvukaj po vjen me dy projekte të reja muzikore

Pas suksesit të këngës ‘Eskorta’, Genc Prelvukaj nuk e ka ndërmend të ndalet.

Nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram ai ka treguar se po vjen edhe me dy projekte të reja muzikore.

“Dy projekte te reja gati.Nje vetem nje bashkepunim. E di qe kane me ju pelqy edhe keto 🍸🍸”, ka shkruar ai pranë postimit.

Genci nuk e ka zbuluar emrin e bashkëpunërorit/es, mirëpo mbetet të shihet së shpejti se për kë bëhet fjalë.